Skip to content
Të Gjitha

Policia nuk lejon protestën e diasporës. Meta: Hajdeni e protestoni tek oborri i presidencës

· 1 min lexim

Moslejimi i protestës së nesërme të paralajmëruar nga diaspora ka nxitur debat të madh jo vetëm tek  personat që preken, por edhe tek kreu i shtetit, presidenti Meta.

Nga Korça Meta ka deklaruar se nëse nuk i lejon shteti të protestojnë, atëherë oborri i presidencës është i hapur oër emigranët.

“Nuk besoj që një gjë e tillë të ketë ndodhur, por edhe nëse ka ndodhur janë të ftuar të gjithë emigrantët të protestojnë brenda oborrit të Presidencës”,  u shpreh Meta.

Ditën e djeshme policia i ka kthyer përgjigje kërkuesve të portestës së diasporës se nuk do të lejohen ta realizojnë protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme.