Skip to content
Kronikë

Plas sherri brenda servisit në Kavajë! Pronari dhe punonjësi kërcënojnë klientin me pistoletë (Detajet)

· 2 min lexim

Ditën e sotme 2 persona në Kavajë kanë rënë në prangat e policisë .

Në pranga kanë rënë Armando Mustafa, 40 vjeç pronar i një servisi dhe punëtori i tij, Mario Malkja, 36 vjeç, pasi kanë sulmuar fizikisht një klient.

Pas sulmit fizik dy të arrestuarit kanë kërcënuar klientin me pistoletë zhurmuese. Pas ndëhryrjes së policisë është bërë i mundur ndalimi i përshkallëzimit të konfliktit.

Njoftimi i Plotë:

Kavajë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Servisi”.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kavajë.

Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti mes disa shtetasve.

Vihen në pranga pronari dhe punonjësi i një servisi, pasi goditën me grushte dhe kërcënuan me pistoletë zhurmuese, klientin e servisit.

Sekuestrohet pistoleta zhurmuese e gjetur në vendin e ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 1, në Rrogozhinë, një shtetas, në servisin e tij, në bashkëpunim me punëtorin e servisit, kishte goditur me grushte dhe kishte kërcënuar me armë zhurmuese, një klient, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Servisi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. M., 40 vjeç, pronari i servisit, dhe M. M., 36 vjeç, punëtori i servisit, të dy banues në Rrogozhinë.

Këta shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe kanë kanosur me pistoletë zhurmuese shtetasin A. G., 40 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë zhurmuese e gjetur në vendin e ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.