Skip to content
Politikë

Plarent Ndreca paraqitet në SPAK

· 1 min lexim

Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, ku është marrë i pandehur për akuzat e shkeljes së barazisë në tenderë.

Hetimet e SPAK-u kanë të bëjnë me tenderin për rikonstruksionin e komisariateve në Vlorë, Mirditë, Pogradec dhe Tiranë, për të cilin Ndreca dyshohet të ketë kryer shkelje kur mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

Kallëzimi ndaj Ndrecës u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ngriti dyshime për devijime ligjore dhe mospërputhje në garën për rikonstruksionin e komisariateve.

Sipas KLSH-së, këto shkelje kanë cënuar barazinë e pjesëmarrësve në tendera, duke i shkelur dispozitat ligjore të procedurave të prokurimit publik.