Skip to content
Të Gjitha

Pinë ujë te autobotet, mbi 100 pacientë te Infektivi dhe pediatria

· 1 min lexim

Deri në orën 10 të ditës së sotme te Infektivi dhe te pediatria janë regjistruar mbi 100 pacientë.

Sipas analizave, pacietët ishin të infektuar me salmonelë.

Kjo e fundit mendohet se ka ardhur për shkak të kontaminimit të ujit të autoboteve, shkruan “TCH”.

Ashtu si fëmijët edhe të rriturit pohuan se kanë konsumuar ujin e autoboteve.

Shenjat e tyre janë të vjella dhe diarre.

Deri më tani askush nuk ka marrë masa për ndalimin e autoboteve.

Ndërkohë ministria e Shëndetësisë, ka thënë për mediat, se numri i pacientëve në krahasim me disa ditë më parë është ulur.

Autoritetet shëndetësore kanë bërë apel të mos konsumohet uji i autoboteve, pasi nuk trajtohet pranë impiantit të Bovillës.

Uji i autoboteve u shitet konsumatorëve me çmim më të lirë sesa ai i ambalazhuar, cilësia e të cilit sërish ngre pikëpyetje.