Skip to content
Kryesore

Pezullohen nga detyra 3 punonjës policie në Korçë

· 1 min lexim

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për Rajonin Elbasan-Korçë ka pezulluar nga detyra tre punonjës të Stacionit të Policisë Kufitare Pogradec.

Vendimi është marrë pas caktimit të masës së sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre ose funksioni publik” nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Të pezulluarit janë:
1. Ilirjan Turtulli, Nënkomisar, Specialist Shërbimi
2. Kudret Latollari, Inspektor, Trupë Shërbimi
3. Fatos Ismailaj, Inspektor, Trupë Shërbimi

Këta zyrtarë dyshohen për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Sipas të dhënave paraprake, më 28 dhjetor 2024, punonjësit e policisë kishin konstatuar shtetasit me iniciale E. P. dhe L. E. duke kryer peshkim të ndaluar në liqenin e Ohrit.

Megjithatë, ata dyshohen se kanë favorizuar aktivitetin e paligjshëm të këtyre individëve, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka deklaruar se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë ende në vijim.