Skip to content
Të Gjitha

Pësuan dëme të mëdha nga përmbytjet, kurbinasit ngrihen në protestë

· 1 min lexim

Banorët e fshatit Sanxhak në Kurbin janë ngritur në protestë për shkak të përmbytjeve.

Ata kërkojnë dëmshpërblim, pasi janë përmbytur dy herë brenda muajit, shkruan ‘Balkanweb’.

Fajin për situatën e përsëritur ata ja vënë autoriteteve, të cilët nuk kanë pastruar kanalet.

Frika për një përmbytje të radhës, ka bërë që ata të ngrenë zërin.

Banorët shprehen se uji u ka depërtuar në banesa, duke u shkaktuar dëme të mëdha.

Ndër të tjera ata paralajmërojnë se do të reagojnë ashpër, nëse nuk merren masa.

Kujtojmë këtu se pak ditë më parë në mbledhjen e shtabit të Emergjencave Civile, pati një debat mes Nënkryetarit të Kurbinit dhe drejtorit të Bordit të Kullimit, për përgjegjësinë e mospastrimit të kanaleve.