Skip to content
Kryesore

Pësoi arrest kardiak/ Humb jetën fëmija 6 vjeç në Lushnje

· 1 min lexim

Një 6-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në spitalin e Lushnjes.

Fëmija,jetonte me gjyshërit në fshatin Shën e Premte, kishte ardhur nga qendra shëndetësore e Divjakës pas disa ditësh mjekimi për një virozë.

Ai ishte shoqëruar nga gjyshi dhe kishte mbërritur në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë.

Pas analizave dhe mjekimeve, pasi u pa se gjendja e fëmijës ishte kritike, u morën masa për ta dërguar në Tiranë. Gjatë transportit për në ambulancë, fëmija pësoi arrest kardiako-respirator.

Ai mbërriti në spitalin e Lushnjes rreth orës 14:30 dhe ndërroi jetë rreth orës 19:00.

Ministria e Shëndetësisë pritet të bëjë një deklaratë lidhur me këtë ngjarje.