Skip to content
Kronikë

Përplasja me armë dhe vrasja në Elbasan, arrest me burg për të gjithë të akuzuarit!

· 2 min lexim

Është dhënë ditën e sotme masa e sigurisë për ish-oficerin e policisë, Arbër Paplekaj dhe të akuzuarve të tjerë për ngjarjen e rëndë që ndodhi në qytetin e Elbasanit. Kujtojmë se pak ditë më parë një ngjarje  e rëndë ndodhi në qytetin e Elbasanit ku mbeti i vrarë 56-vjeçari Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë, midis të cilëve edhe një efektive e forcave Shqiponja. Ndaj ish-oficerit të policisë dhe të akuzuarve të tjerë u vendos masa arrest me burg.

I dyshuari për vrasjen e Xhuvanit,  Arbër Paplekaj ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie bashkë me të akuzuarit e tjerë. Në ngjarje u plagosen dhe 4 persona të tjerë, përfshirë dhe një oficere policie.

Prokuroria ka kërkuar burg për të gjithë të akuzuarit përfshirë dhe Arjan Hoxhën dhe ish specialët e RENEA-s apo ish-policët.

Prokuroria ka kërkuar burg për të gjithë të akuzuarit përfshirë dhe Arjan Hoxhën dhe ish specialët e RENEA-s apo ish-policët.
1. Arbër Paplekaj, për tre akuza: vrasje, vrasje e mbetur në tentativë e punonjësve të policisë dhe heqje e lirisë me dhunë;
2. Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
3. Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

  1. Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
    5. Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
    6. Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
    7. Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
    8. Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
    9. Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
    10. Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
    11. Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve;