Skip to content
Politikë

Përfundon procesi i votimit në Dropull, zgjidhet kryetari i degës së PD

· 1 min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se procesi i votimit për zgjedhjen e drejtuesve të degës së PD-së në Dropull ka përfunduar.

Sipas tij, Pandeli Kuromeno është zgjedhur kryetar i degës së PD-së në Dropull, duke mposhtur rivalin e tij, Qirjako Zoto.

Gjithashtu, u përfundua edhe procesi për zgjedhjen e Kryesisë së kësaj dege.

Shehu shprehu urimet e tij për të gjithë të zgjedhurit dhe për anëtarët e degës së sapoformuar të PD-së në Dropull.