Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi mbledhjen e parë , ku u zgjodh sot kryetari i këtij institucioni. Në krye të KLP-së, u zgjodh Genti Ibrahimi me shtatë vota pro, i cili vjen nga bota akademike në radhët e pesë të zgjedhurve jo magjistratë.
Mbledhjen e drejtoi gjyqtari Nurihan Seiti, ndërsa e pranishme ishte edhe kryeprokurorja Arta Marku. Në vijim do të zgjidhet edhe zv.kryetari i KLP, ndërsa javën e kaluar u zgjodhën edhe anëtarët e këtij institucioni.
Tre anëtarët e KLP-së nga prokuroritë e shkallëve të para:
Gentian Osmani, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Antoneta Sevdari, nga prokuroria e Tiranës.
Ndërsa nga prokuroritë e rretheve është zgjedhur prokurori i Elbasanit, Besnik Cani.
Nga Prokuroria e Apelit, janë shpallur automatikisht fituesit:
Bujar Sheshi, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë;
Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër.