Skip to content
Politikë

Përditësim/Berisha niset drejt Spak-ut, pas 8 muajsh jep deklaratë për mediat

· 2 min lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga banesa dhe është nisur drejt Prokurorisë së Posaçme ku do t’i komunikohet akuza për aferën Partizani. Në dalje të banesës, pas rreth 8 muajsh, Berisha dha edhe një prononcim të shkurtër për mediat. Ai u shpreh se e gjitha kjo është një vepër e Ramës dhe që është i bindur se do ja dalë edhe kësaj beteje të inskenuar nga kryeministri Rama.

Si ndjeheni pasi keni dalë pas 8 muajsh?

Ndiehem më i motivuar se kurrë për t’i dhënë përgjigje këtij zotërisë. Më i motivuar se kurrë për fitore dhe për të gjitha.

Çfarë vendimi prisni sot nga SPAK?

Një trillim fund e krye. Pres një vendim politik të Edi Ramës, i cili ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt, por atë do ia djegim.

Kryetari i PD, Sali Berisha doli nga banesa për në SPAK, ku do t’i komunikohet akuza për aferën Partizani. Berisha u pyet nga gazetarët nëse PD ka një kandidat rezervë për kryeministër.

A keni kandidat rezervë për kryeministër?

Këtë do Rama, po s’ia cakton kandidatin kësaj partie.

Ju çfarë doni? T’u rikthejmë shqiptarëve votën e lirë, rotacionin e pushtetit, fitoren e opozitës.

 

Lajmi në përditësim…