Skip to content
Të Gjitha

Peqin/ Sherr brenda familjes, babai qëllon me thikë djalin

· 1 min lexim

Babi ka qëlluar me thikë djalin duke e lënë të plagosur, pas një sherri për motive të dobëta, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në fshatin Vashaj të Peqinit.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa ka arrestuar babain.

Njoftimi i policisë

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Y.S., 64 vjeç, banues në fshatin Vashaj, Peqin. Arrestimi i tij u bë pasi për motive të dobta, ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal”, njofton policia.