Skip to content
Të Gjitha

PD prezanton sekretarët e rinj, ja cilët janë të përzgjedhurit

· 1 min lexim

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike konfirmoi pasditen e së shtunës rezultatet e zgjedhjeve për sekretariatet pranë këtij institucioni.

Kështu, juristi Çlirim Gjata u zgjodh sekretar për Çështjet Ligjore, ndërsa Ivi Kaso u zgjodh sekretar për Çështjet Zgjedhore.

Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Kombëtar të partisë Demokratike u zgjodh Gazmend Bardhi, ndërsa Sait Dollapi u zgjodh sekretar Organizativ.

Ndërsa Ervin Minarolli u zgjodh sekretar për Burimet Njerëzore të këtij këshilli.