Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

PD mbështet kandidaturën e ish-zëvendës kryeministres Senida Mesi

17:00 22/12/2021
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme Partia Demokratike ka shprehur mbështetjen ndaj kandidaturës për Anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë të Senida Mesit.

Senida Mesi, ekonomiste në profesion, bankiere karriere, pedagoge e jashtme e Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër, ish-deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe ish Zevëndës Kryeministre, me 21 vite eksperience pune, nga të cilat 18 vite përvojë pune si drejtuese e lartë në sistemin financiar bankar dhe në administratën publike në ekzekutivin e Qeverisë,  zhvilloi seancën e saj dëgjimore pranë Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Kuvendin e Shqipërisë, si kandidaturë për Anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Në fjalën e saj ajo deklaroi se kontributi i saj në Këshillin Mbikqyrës ishte të siguronte realizimin e funksioneve dhe objektivave të Bankës së Shqipërisë të përcaktura qartazi dhe në ligj; të arrijë dhe të ruajë stabilitetin e çmimeve, të cilat si rrjedhojë synojnë rritje të punësimit, ruajtjen e inflacionit dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe afatgjatë të ekonomisë, të ruajë vlerën e kursimeve, si dhe të ndihmojë stabilitetin e zhvillimin e sistemit financiar, përmes:

–           Forcimit të mirëqeverisjes;

–           forcimit të pavarësisë së Bankës;

–           rritjes profesionale të stafit;

–           rritjes së llogaridhënies e transparencës;

–           rritjes se besimit të publikut tek institucioni dhe mbrotjen konsumatore;

–           edukimin e popullatës me shërbimet bankare dhe financiare.

Ajo deklaroi se veprimtaria e saj, nëse do të zgjidhej Anëtare e Këshillit të Mbikqyrjes do të ishte e përqendruar në:

  1. Zbatimin e rekomandimeve të Komitetit të Ekspertëve të Këshillit të Evropës (KiE) për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL);
  2. Përafrimin e legjislacionit me acquis e BE, që të kontribuojë në rritjen e pavarësisë financiare të Bankës së Shqipërisë dhe pavarësisë personale të anëtarëve të organit të saj drejtues në përputhje me statutin e Bankës Qendrore Europiane;
  3. Nxitja për rishikim dhe aprovim të rregulloreve që të jetë sa më aktuale me cfarë kërkon tregu dhe në linjë me Auroritetin Bankar Europian (EBA) dhe revolucionarizim i sistemit dhe infrastrukturës së pagesave, duke synuar uljen drastike të transaksioneve kesh (cash) në ekonomi përmes digjitalizimit, fin-tech, inovacionit, parasë dhe shërbimeve elektronike, ku sistemi bankar të përshtatet me stilin e jetesës dhe trendet e fundit të teknologjisë, duke synuar kështu formalizim ekonomie, rritje eficense dhe zvoglim kostosh ne transaksione.

 

Përmes diskutimeve dhe pyetjeve, ajo mori vlerësimin maksimal nga deputetët e maxhorancës, ku Znj. Resuli, deputete e PS, vlerëson eksperiencën profesionale dhe politike të Znj. Mesi.

Resuli: “Duke qenë se jeni një njohëse e mirë e politikave fiskale dhe monetare, nëse ju do ishit pjesë e Bordit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, nuk do merrni me vete bindjen apo opinionin politik , por do merrni me vete njohuritë tuaja, në fushën e politikës fiskale, të cilat krahas backgroundit tuaj akademik janë shtuar, si pjesë e eksperiencës suaj edhe në komisionin e ekonomisë dhe si pjesë e ekzekutivit”.

Ishte edhe deputeti i PD, Z. Agalliu, profesionist i sistemit bankar dhe akademik, i cili nuk i kurseu vlerësimet për kandidaturën e znj.Mesi.

Agalliu: Unë nuk kam asnjë kompleks për të vlerësuar integritetin profesional dhe moral të zonjës Mesi. Zonja Mesi si profesioniste në sistemin Bankar, e kam njohur gjatë periudhës që unë kam qenë në sistemin Bankar dhe kam konsideratën më të lartë pvr të si profesioniste.

Gjithashtu një person që plotëson dhe kriterin eksperiencës akademike, ku mbikqyrja është e rëndësishme të ketë njerëz që vijnë edhe nga akademia, sepse politikat për të cilat banka qëndrore kujdeset kanë domosdoshmërinë të njohin si pikëpamjen teorike dhe atë praktike.

Patjetër nëse këtyre të dyjave i shtojmë dhe eksperiencën në administratën publike apo në parlament si përfaqësuese e Shkodrës, e bëjnë të ketë një lloj stature të denjë për të qenë pjesë e kësaj për të cilën zonja po kandidon.

Ajo që u vu re është dhe komenti i Zotit Agalliu ku evidenton dhe integritetin e lartë të znj. Mesi:

“Patjetër që nuk është turp të vish nga politika dhe është vlerë, por shpeshherë politika e ka baltosur profesionistin, shpeshherë politika ka edhe njerëz të korruptuar që kanë abuzuar, por unë besoj që zonja Mesi prandaj u hoq nga politika sepse nuk ishte pjesë e kësaj skeme, por kjo është diskutim tjetër…”

Komisioni për Ekonominë dhe Financat do i propozojë Kuvendit të paktën 3 kandidaturat më të mira për dy vendet e lira në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë për miratim në seancën plenare brenda Janarit 2022.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Lista me rrogat e qytetarëve po shpërndahet në rrjet, Komisioneri: Autorët do të dënohen

Lista me rrogat e qytetarëve po shpërndahet në rrjet, Komisioneri: Autorët do të dënohen

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English