PD i publikoi dokumentet, pezullohet betimi i Valdrin Pjetrit pasi Rama i ndau rrugët

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Valdrin Pjetri nuk do të betohet më 20 gusht si kryebashkiaku i ri i Shkodrës. Kjo pasi pritet përgjigja e Prokurorisë për Pjetrin pas publikimit të dokumenteve, ditën e djeshme nga Partia Demokratike.

Sipas këtyre dokumenteve, Pjetri rezulton i dënuar 16 vite më parë me 18 muaj heqje lirie, për trafikim të lëndëve narkotike.

Ka qenë vetë Partia Socialiste, e cila ka pezulluar konstituimin e këshillit bashkiak. Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka paralajmëruar edhe një protestë në Shkodër ditën e sotme.

Valdrin Pjetri i ka cilësuar këto akuza si shpifje, ndërsa po pret vendimin e Prokurorisë.

Ditën e djeshme, kryeministri Rama u shpreh në rrjetin social Twitter se rrugët e PS dhe të kryebashkiakut të ri të Shkodrës, tashmë janë të ndara edhe sikur vëllai i tij të ishte Valdrin Pjetri.

Shpërndaje
Share.

Komento