Skip to content
Të Gjitha

Patenta ndërkombëtare/ Rritet vlefshmëria me 3 vite

· 1 min lexim

Afati i lejes së drejtimit ndërkombëtare të qarkullimit, do të rritet në 3 vjet, që nga 1 shkurti i 2019-ës.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, bëri me dije se tarifa aktuale nuk do të ndryshojë.

Kujtojmë se më parë leja kishte afat 1-2 vite.

Sipas drejtorisë, kjo masë do kursejë kohën edhe paratë e qytetarëve apo subjekteve.