Skip to content
Aktualitet

Pas vranësirave dhe shiut del dielli, si do jetë moti sot e mërkurë 30.9.2020

· 1 min lexim

Pas reshejve të shumta të shiut, mëngjesin e sotëm është rikthyer dielli në vend.

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak, ka bërë me dije se moti në vendin tonë do të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare të cilat më të përqëndruara do të jenë në relievet kodrinore-malore, gjë që bën që këto vranësira të shoqërohen me reshje shiu të dobta.

Në relievet e larta malore në orët e drekës reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike apo breshër.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim 1-10m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat luginore dhe në momentin e zhvillimit të fenomeneve (shtrëngatë dhe/apo stuhi lokale).

Në fushën termike vlerat e mëngjesit parashikohen nga 7°C në relievet malore deri në 14°C në ato të ulta, ndërsa në vlerat e mesditës nga 23°C në relievet malore deri në 27°C në ato të ulta.