Skip to content
Të Gjitha

Pas Lushnjës maskat sulmojnë Tepelenën, grabitet supermarketi dhe një shtëpi

· 1 min lexim

Pas qytetit të Lushnjës edhe Tepelena ka rënë pre e maskave.

Gjatë natës së djeshme në Tepelenë janë vjedhur një supermarket, një shtëpi dhe një dyqan që shiste bulmet.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rasteve dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, madje ka ngritur disa pika kontrolli, por pa rezultat deri në këto momente.

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnjë, 4 persona të maskuar grabitën dhe thyen një argjendari duke marrë një shumë parash prej 100 milionë lekësh.