Skip to content
Politikë

Pas dy orë qëndrimi, Monika Kryemadhi del nga SPAK

· 1 min lexim

Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga vajza e saj Bora, ka qëndruar për rreth dy orë në ambientet e Prokurorisë Speciale.

Ajo u largua nga SPAK duke qeshur, ndërkohë që ndaj saj është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ende nuk është e qartë nëse Kryemadhi shkoi për të tërhequr fashikujt e dosjes apo për të zbatuar masën e sigurisë të caktuar nga GJKKO.

Ajo po hetohet nga SPAK për akuzat e “korrupsionit”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”, në të njëjtën dosje me ish-presidentin Ilir Meta, i cili prej 23 tetorit ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg”.