Pas dështimit të Milanit kundër Olipiakosit që e përjashtoi këtë të fundit nga Europa League, duket se fati i trajnerit Gennaro Gattuso, i cili mori përsipër gjithë përgjegjësitë mbi humbjen, varet në një fije peri.
Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit italian kanë nisur që tani të kërkojnë zëvendësuesin e trajnerit, në rast se vijueshmëria e skuadrës nuk do të jetë e suksesshme dhe duket se e kanë një emër në tavolinë.
Mësohet se ata kanë piketuar ish-trajnerin e Arsenalit, legjendarin Arsene Wenger, si pasues i Gattuso-s në rast se ai dështon në krye të Milanit edhe në Seria A.