Skip to content
Kryesore

Pas 6 ditësh në spital, ndërron jetë i aksidentuari me motor në Dragushë

· 1 min lexim

Viktor Basha ka ndërruar jetë disa ditë pasi u aksidentua në fshatin Dragushë të Lezhës.

Ai u plagos rëndë më 7 shkurt në një përplasje mes dy motorëve dhe po trajtohej në spitalin e Traumës në Tiranë.

Pas disa ditësh në gjendje kritike, Basha nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.

Ai ishte i njohur si këngëtari i zonës së Zadrimës, duke lënë pas një kontribut të veçantë në muzikën e trevës.