Skip to content
Të Gjitha

Parashikimi meteorologjik/ Si do të jetë moti për sot, e shtunë 24 Tetor 2020

· 2 min lexim

Ditëve të bukura me mot të kthjellët dhe diell duket se u vjen fundi gjatë kësaj fundjave, pasi mbi vendin tonë do të ndikojnë kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Për ditën e sotme moti gjatë orëve të para të mëngjesit (dhe pjesën e parë të ditës) nis me diell, si dhe shtim të vranësirave në pjesën e dytë të ditës më të përqendruara në zonën e veriperëndimit.

Në mesnatën e ditës së Diel nisin reshjet e shiut, të cilat do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektirke në pjesën më të madhe të vendit.

Reshjet do të vijojnë deri në orët e pasdites dhe më pas parashikohet gradualisht përmirësimi i kushteve atmosferike, ku reshjet do të humbasin intensitet dhe do të mbeten lokale e të dobëta, në formë pikash.

Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi 1-10m/s, nga kuadrati i Jugut dhe valëzim në dete deri 0-1 ballë.

Temperaturat gjatë ditës së sotme do të vijojnë në vlerat e ditëve të fundit, ndërsa për ditën e Diel, pritet rënie e tyre për shkak të reshjeve të shiut.

Image

/GazetaReforma.com/