Skip to content
Të Gjitha

Panik në aksin Gjirokastër-Sarandë, autoboti me gaz kthehet përmbys

· 1 min lexim

Një autobot që transportonte gaz, është përmbysur në aksin Gjirokastër-Sarandë, pranë kthesës së Muzinës.

Sipas ‘Newsbomb’, shkak dyshohet se është bërë lagështia në rrugë, si pasojë e reshjeve të dendura.

Për fat të mirë autoboti nuk pësoi çarje, përndryshe pasojat do ishin fatale.

Deri më tani nuk raportohet për viktima dhe as të plagosur.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrëfikëset dhe policia.

Grupi hetimor ndërkohë po punon për zbardhjen e ngjarjes.