Skip to content
Aktualitet

Pamje të rralla nga Pogradeci, flamingot zbarkojnë në liqen

· 1 min lexim

Pamje të rralla vijnë nga liqeni i Pogradecit. Në këtë fillim vjeshte, në liqen janë parë me dhjetëra flamingo.

Shpendët e rrallë, me qafën e hollë dhe këmbët e gjata, janë parë në fshatin Tushemisht. Specialistët e fushës shprehin habi për praninë e këtij shpendi në qytetin liqenor, ndërsa tashmë ato po admirohen dhe nga turistët.

Flamingot janë shpend të cilët i gjejmë në lagunën e Karavastasë dhe atë të Nartës ndërsa për qytetin e Pogradecit është diçka e rrallë me të cilën qytetarët u njohën së fundmi.

/GazetaReforma.com/