Skip to content
Të Gjitha

Nuk ka ende gjyqtar për Shullazin, shtyhet sërish seanca në Apelin e Gjykatës së Posaçme

· 1 min lexim

Gjyqi ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij është shtyrë sërish.

Këtë herë shkak për shtyrjen u bë mosplotësimi i trupës gjykuese.

Seanca në Apelin e Gjykatës së Posaçme, nuk zgjati as 2 minuta.

Situata pritet të jetë e bllokuar edhe në javët në vijim ndërkohë.

Në fund të dhjetorit, KLGJ i dërgoi një shkresë Ministrisë së Drejtësisë, nëpërmjet së cilës i kërkohej gjetja e një zgjidhje ligjore për zhbllokimin e situatës.

Nëse procesi do të vijojë të jetë i bllokuar, Shullazi dhe anëtarët e tjerë mund të lirohen nga paraburgimi.

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqen, Endrit Zelën dhe Blerim Shullazin.

Ata akuzohet për grup të strukturuar kriminal, kanosje dhe gjobvënie.