Skip to content
Politikë

Një ditë para Kuvendit Kombëtar të PD, Basha poston një video-mesazh

· 2 min lexim

Ndërkohë që ndodhemi një ditë para Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të thirrur nga Lulzim Basha, ky i fundit ka zgjedhur të ndajë një mesazh ditën e sotme.

Basha publikon një video-mesazh në rrjetet sociale ku thekson se nesër partia më e madhe opozitare në vend “do të zgjedhë të ardhmen”.

Ndërkohë, duke e shoqëruar me pamje nga Kuvendi i PD, Basha iu kujton të gjithë demokratëve se mbledhja do të nisë në orën 11:00 te Pallati i Kongreseve.

“Nesër zgjedhim të ardhme”, shkruan Basha.

 

Kujtojmë që me datë 11 dhjetor ishte Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Kuvendi Kombëtar të shtunën e 11 dhjetorit me propozim të një grupi anëtarësh dhe me mbështetjen e 15% të delegatëve vendosi miratimin në parim të statutit të ri të Partisë Demokratike.

Një vendim i tillë u konfirmua nga drejtuesi i komisionit të Kuvendit Kombëtar, Belind Këlliçi.

Këlliçi bëri me dije emrat e 29 anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, të cilët u votuan nga delegatët.

Pjesë e kësaj liste janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe aktivistja republikane Evi Kokalari, si dhe deputeti Agron Shehaj.

“Me kërkesë të shtatë deputetëve, Kuvendi propozon ndryshimin e nenit 64/2 që ka të bëjë me komisionin e përkohshëm të rithemelimit, të bëhet nga 27 me 29 anëtarë, pasi është propozuar shtimi i dy personaliteteve shumë të njohura brenda dhe jashtë vendit”, sqaroi Këlliçi.