Skip to content
Kryesore

Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij në Korçë

· 1 min lexim

Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve paraprake, viktima, i identifikuar me inicialet N.K., punonte si roje pranë një biznesi në lagjen e SMT-së.

Dyshimet e para tregojnë se ai mund të ketë pësuar arrest kardiak gjatë orarit të punës, pasi kishte probleme shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.