Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për sot që në orën 05:00 të mëngjesit do të bllokohet autostrada Tiranë-Durrës për shkak të ndërtimit të dy tombinove rrethore te Kthesa e Rinasit për përmirësimin e situatës së përmbytjeve.
Ditën e sotme kanë nisur punimet në autostradën Tiranë-Durrës dhe devijimi i qarkullimi të mjeteve në një rrugë dytësore dhe më pas mjetet do të kenë mundësi që të rifuten sërish në autostradë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar theksoi se punimet parashikohen që të zgjasin dy javë, por kjo edhe në varësi të motit. Bëhet e ditur se dy tombinot ku do të ndërhyhet janë para mbikalimit të Qafa Kasharit.
ARRSH dhe policia kërkuan bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën e vendosur në segmentin ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.