Skip to content
Aktualitet

Ngjarje e rëndë në ‘Rrugën e Arbërit’, drejtuesi i vinçit bie në humnerë dhe humb jetën (EMRI)

· 1 min lexim

Ngjarje e rëndë vjen nga kantieri i ndërtimit të “Rrugës së Arbërit”. Sipas informacioneve paraprake, një vinç ka rënë në humnerë.

Siç raportohet, pranë ‘Urës së Vashës’, 53-vjeçari Astrit Alla ka rënë me automjet teksa po punonte, në Klos.

Klos / informacion paraprak

Rreth orës 09.40, në Rrugën e Arbërit, shtetasi A. A., rreth 53 vjeç, duke punuar me një automjet të rëndë (vinç) në urën e fshatit Fshat, Klos, është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimi për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

/GazetaReforma.com/