Skip to content
Kryesore

Nën hetim punonjësit e OSHEE në Gjirokastër

· 1 min lexim

Nen hetim punonjësit e OSHEE ne Gjirokaster

Dy punonjës të OSHEE në Gjirokastër janë nën hetim penal pasi dyshohet se kan kryer instalimin e një matësi energjie në mënyrë të paligjshme në një biznes.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ka dorëzuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal për shtetasit E. Xh., 38 vjeç, dhe R. Gj., 60 vjeç, të dy banues në Gjirokastër dhe punonjës të OSHEE-së,” bën të ditur Policia.