Në pranga dy vëllezërit në Durrës pas sherrit me thika

Policia ka arrestuar dy vëllezër, shtetasit E.G. dhe I.G., të cilët, pas një konflikti të momentit, kanë plagosur me thikë shtetasin G.B.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr.4 Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. G., 35 vjeç, dhe I. G., 33 vjeç, banues në Durrës. Këta shtetas,(vëllezër) mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 32 vjeç”, njofton policia.