Skip to content
Të Gjitha

Në Kuvend ‘plasi’ grushti, çfarë i tha Sinaj deputetit të PD që e sulmoi fizikisht

· 1 min lexim

Në Kuvend ditën e sotme ka pasur përplasje fizike midis deputetit demokrat Bledion Nallbati me deputetin e Partisë Socialiste Vullnet Sinaj.

Nallbati u përpoq t’i ndërpriste fjalën, dhe e shtyu Sinajn teksa ky i fundit po fliste nga vendi në seancën e sotme parlamentare.  Më pas Nallbati tentoi ta qëllonte me grusht, ndërsa ndërhyri menjëherë Garda duke e shoqëruar jashtë.

Por siç dallohet edhe në foto, përballja ka vijuar edhe jashtë parlamentit, ku Sinaj ka kërkuar sqarime nga Nallbati për sjelljen e tij agresive.

“Si merr guximin të ngresh dorë”, i ka thënë Sinaj, ndërsa Nallbati i është përgjigjur duke i thënë “unë mora kartën t’i ngrite dorë”