Skip to content
Të Gjitha

Në kërkim për vrasje, kush është i rrezikshmi që i drejtoi armën efektivit në Tiranë

· 1 min lexim

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar ditën e sotme në Tiranë.

Personi që i drejtoi armën efektivit të policisë dhe e kërcënoi se do ta qëllonte është Orges Bilbili.

Menjëherë efektivi i “Shqiponjave” u kundërpërgjigj duke e qëlluar në këmbë duke e lënë të plagosur.

Për fat të keq plumbat kapën edhe një kalimtare të rastit.

Të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës.

Orges Bilbili akuzohet për vrasjen në bashkëpunim me Laert Haxhiun të Besmir Hidës, ngjarje kjo e ndodhur në tetor të 2019-ës në një lokal në qendër të Lushnjes.

Gjithashtu Bilbili rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për trafik narkotikës.

Njëkohësisht ka dyshime se ai është përfshirë në atentatin ku mbetën të plagosur nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti dhe Sajmo Xhelili.

Orges Bilbili akuzohet edhe si bashkëpunëtor i pilotit italian Gorgio Riformato, avioni i të cilit ngeci në bregdetin e Divjakës, ndërsa po përgatitej që të trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali.