Skip to content
Kryesore

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet i riu në Fier

· 1 min lexim

Policia e Fierit ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shtetasi E. M., banues në fshatin Gadurovë, Mallakastër, u kap në fshatin Fratar pas një operacioni të mirëorganizuar nga shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore.

Ky arrest vjen pasi Gjykata Themelore e Pejës, më 30 tetor 2024, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 27-vjeçarin, i cili është i akuzuar për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Interpol Tirana po bashkëpunon ngushtë me autoritetet kosovare për realizimin e ekstradimit të tij në Kosovë.