Skip to content
Të Gjitha

Ndërtimi i banesave sociale në Tiranë. Tenderi fitohet nga biznesmeni i akuzuar për 4 milionë euro mashtrim, kompania garoi e vetme

· 1 min lexim

Bashkia e Tiranës ka zgjedhur tenderin për të bërë kalimin e banorëve të prekur nga tërmeti në shtëpi lëvizëse.

Për këtë tender është zgjedhur kompania “Kurti Construction Shpk & Bredhi Jes Shpk”, e cila ka qenë e vetme në garë sipas Dosja.al.

Kontrata është firmosur më 13 janar dhe kompania do të marrë shumën prej afro 670 milionë lekësh të vjetra për blerjen e banesave sociale.

Kontrata

Në krye të kësaj kompanie qëndron Rabi Kurti.

Kurti është arrestuar më 5 shtator 2019, si një nga biznesmenët VIP, i akuzuar për 4 milionë euro mashtrim me TVSH.

Kompania në fjalë është nën skanerin e prokurorisë për mashtrim.

Gjithashtu, Rabi Kurti njihet si një nga emrat e lidhur ngushtë me Partinë Demokratike, e cila e vuri edhe në listën e kandidatëve për këshillin bashkiak në vitin 2011.