Skip to content
Kryesore

Ndërron jetë Klajdi Mancaku, i shpallur në kërkim për plagosje në Durrës

· 1 min lexim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Spanjë, ku 26-vjeçari shqiptar Klajdi Mancaku është gjetur i vdekur.

Autoritetet spanjolle dyshojnë se ai është vetëhedhur nga kati i 10-të i një pallati, ndërsa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta dhe janë nën hetim.

Ky lajm ka tronditur miqtë dhe të afërmit e Mancakut, të cilët kanë shprehur ngushëllime dhe dhimbje për humbjen e tij të papritur në rrjetet sociale.

Mancaku ishte i njohur për përfshirjen e tij në një incident të dhunshëm që ndodhi një vit më parë në Shqipëri, pas një debati në rrjetin social TikTok.

Konflikti i vitit të kaluar ka ndodhur pasi Mancaku dhe Mario Vrioni u përballën për t’u sqaruar pas një debati telefonik.

Takimi mes tyre degjeneroi në dhunë, ku Vrioni ishte shoqëruar nga kushëriri i tij, Jurgen Vrioni, dhe një mik tjetër, Arbër Haxhiu.

Në atë kohë, ai plagosi dy të rinj dhe u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit.

I ndjeri ishte gjithashtu i njohur si mik i ngushtë i reperit Cllevio Serbiano.