Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ndërkohë që të gjithë prisnin dorëheqjen, ja ç’tha Lindita Nikolla sot në foltoren e Parlamentit

10:26 13/12/2018
Reading Time: 3 min lexim

Ndërkohë që prej ditës së djeshme flitej se ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla të jepte dorëheqjen, një gjë e tillë u përgënjeshtrua nga vetë ajo.

Në daljen e saj publike në seancën e sotme parlamentare, Lindia foli publikisht lidhur me protestën dhe pozicionin e saj për protestën që vijon sot për të nëntë ditë radhazi.

Fjalia që mbeti në mendja ishte ajo që mbylli fjalimin e ministries, se do të mbajë çdo përgjegjësi, por pa treguar mënyrën sesi do ta bëjë një gjë të tillë.

Në këto 5 vite mbyllëm 22 Universitete dhe hoqëm nga tregu dhjetëra dhe mijëra diploma pa vlerë. Por koha do të flasë. Akredituam ndërkombëtarësisht për herë të parë të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend. 

Studentët kanë të drejtë. A është problemi i arsimit tonë të lartë çmimi i dijes apo vetë cilësia me të cilën dija jepet? Ligji i ri ka krijuar kushte për një erë të re në arsimin e lartë, por ligji duhet zbatuar dhe kërkon kohë. Sot me studentët në protestë gjithkush ka të drejtë të tregojë gishtin, askush ndoshta nuk do të dëshironte të ishte në vendin tim.

“Lindita Nikolla dil Nga Ministra, të kanë ardhur studentët dhe jo ushtria” . Unë dola dhe dal nga Ministria se nuk e kam hiç të vështirë . Kam punuar çdo ditë sikur të jetë e fundit për të mos turpëruar askënd që besoi te unë.

Do kishte qenë shumë më e lehtë nëse do të administronim ato çfarë gjetëm.

Do kishte qenë më e lehtë dhe për ndrikull Nikollën herë me diplomë Kristali dhe herë me mesatare hyrëse apo dalëse nga Universiteti sipas qejfit.

Lëre pastaj për luksin e çantave çdo kishte qenë. Do kisha shpëtuar unë e gjora nëse do kishin administruam atë çfarë gjetëm nga memet, fotot e montuara dhe gënjeshtrat deri në 32 vite e kusur përpara të jetës sime.

Zgjodha të jem në krye të një reforme sistemike në arsim nga koshti në Universitet.

E vërteta dhe puna kanë qenë aleati më i mirë për t’iu vënë dhe turravrapit në një listë gënjeshtarë dhe shpifarakë, por koha do të flasë.

Studentët kanë të drejtë, por ftesa për të zhvilluar dhe një betejë më të vështirë është drejt tyre sot. Ajo që tejkalon veten duke parë vetëm të vërtetën në sy përmes një dialogu për të transformuar cilësisht Universitetet tona.

Unë jam e gatshme për të marrë çdo përgjegjësi.

Ditën e djeshme burime për mediat konfirmuan se Nikolla do të jepte dorëheqjen nga pozicioni i saj në krye të Ministrisë së Arsimit, por duket se është tërhequr nga ky vendim.

Ndërkohë që nga ora 10:00 e kësaj të enjteje, mijëra studentë kanë pushtuar të gjithë zonën para Parlamentit, duke vijuar për të nëntë ditë protesta.

8 kërkesat e studentëve:

1.Rritja e buxhetit në 5% e GDB me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësim e mësimdhënies dhe infrastrukturës (universitete dhe konvikte).

2.Transparence me buxhetin nga ministria e Arsimit dhe IAL-ve, publikimi të gjitha shpenzimeve online

3.Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe cdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

4.Rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

5.Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore, ligji i arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që bordi i administrimit të IAL-eve të ketë numër të barabartë votash si nga MAS dhe IAL-t si edhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

6.Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-19

7.Ndërtimi i bibliotekave me standarde europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

8.Vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën
Aktualitet

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Ky është ndoshta ndryshimi më konkret që ka prodhuar protesta deri tani. Fitorja e parë nuk është vetëm institucionale. Është...

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen
Aktualitet

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë procedimesh ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat dhe...

13:07 19/06/2026
Para

Rama: “Protesta na dha një shuplakë për të na shkundur, nuk dua që të mbyllet!”

Lajmet e fundit

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English