Skip to content
Të Gjitha

NATO ngushëllon familjarët e Zarife Hasanaj: “Humbëm njërën prej nesh”

· 1 min lexim

NATO ka reaguar pas humbjes tragjike të jetës së efektives shqiptare Zarife Hasanaj nga shpërthimi i një mine një ditë më parë në një mision paqeruajtës në Letoni.

Në faqen e organizatës ndërkombëtare ushtarake thuhet se rënia e saj sjell keqardhje në mesin e të gjithëve, ndërsa ka ngushëlluar familjen për ndarjen e saj nga jeta.

Njoftimi i NATO-s në “Instagram”:

Me keqardhje të thellë vuajmë humbjen e njërës prej nesh, OR-5 Zarife Hasanaj. Jemi të gjithë thellësisht të prekur nga humbja e Hasanaj dhe në këto kohë të vështira i shprehim ngushëllimet tona familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë të afërmve të saj.