Naftëtari në Kuçovë aksidentohet dhe humb jetën, arrestohet Shefi i Sektorit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një punëtor në Ndërmarrjen e Prodhimit dhe Nxjerrjes së Naftës në Kuçovë ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në punë.

Bëhet me dije se viktima është L.F., 60 vjeç.

Policia ka arrestuar menjëherë Shefin e Sektorit, një 48-vjeçar me iniciale B.T.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Beratit, për veprën penale “Shkelje e rregullave në punë nga pakujdesia”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Berat Arrestohet në flagrancë Shefi Sektorit në Ndërmarrjen e Prodhimit e Nxjerrjes të Naftës, në Kuçovë, për shkelje të rregullave në punë, nga pakujdesia.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.T., 48 vjeç banues në Kuçovë, me detyrë Shefi i Sektorit në Ndërmarrjen e Prodhimit e Nxjerrjes së Naftës në Kuçovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në këtë ndërmarrje shtetasi L.F., 60 vjeç duke punuar është aksidentuar dhe ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Shkelje e Rregullave në punë nga Pakujdesia”.

Shpërndaje
Share.

Komento