Skip to content
Të Gjitha

Na del “nami i zi”! Daily Mail publikon videon tronditëse në shtëpinë e të moshuarve në Pejë

· 2 min lexim

Ditën e djeshme një video e një ngjarje në Pejë ka tronditur opinionin publik.

Teksa video “pushtoi” mediat vendase dhe rrjetet sociale, ajo ka ‘kapërcyer’ edhe kufijtë vendas.

Edhe prestigjiozja Daily Mail i ka kushtuar një artikull të veçantë ngjarjes së rëndë në Pejë, ku një infermiere godet një të moshuar në shtëpinë e të Moshuarve, teksa 2 punonjëse të tjera qeshin dhe bënë video.  Pra, Daily Mail ka publikuar videon duke e shoqëruar me titullin “Momenti tronditës një grua e moshuar në shtëpinë e kujdesit në Kosovë goditet vazhdimisht nga infermierja”.

Pjesë nga shkrimi:

Ky është momenti tronditës kur një e moshuar në një shtëpi të kujdesit në Kosovë është goditur vazhdimisht me shuplakë nga një infermiere.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, punëtorja në rezidencën e të moshuarve Orenda, në Pejë, mban gruan nga duart dhe e godet disa herë me shuplakë.

Në video shihen edhe dy gra të tjera dhe një tjetër po e filmon – e cila dëgjohet duke qeshur me të madhe teksa kolegia i saj sulmon gruan e moshuar.

E moshuara duket se është në gjendje të rëndë, pasi është sulmuar nga punonjësi.

Pas ngjarjes, infermierja dhe një punonjëse e shtëpisë u arrestuan. Punonjësja e shtëpisë u arrestua pasi nuk e kishte raportuar sulmin në polici.

Në një deklaratë, Policia e Kosovës tha se në bazë të regjistrimit që qarkullon në rrjetet sociale, zyrtarët kanë identifikuar lokacionin rreth orës 14:10 të ditës së djeshme dhe kanë arrestuar dy të dyshuar.

Ata thanë: “Të dyshuarit janë duke u intervistuar nga hetuesit e stacionit policor në Pejë dhe veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit”.

Duke reaguar ndaj incidentit, Xhelal Svecla, ministri i Brendshëm i Kosovës, tha se veprimet janë edhe më të rënda kur ato ndodhin në një mjedis që duhet të ofrojë ndihmë dhe kujdes.