Skip to content
Të Gjitha

Myslim Murrizi zgjidhet nënkryetar Kuvendi, ndryshime kanë pësuar dhe komisionet parlamentare

· 1 min lexim

Kuvendi i Shqipërisë votoi në seancën e sotme edhe ndryshimet në përbërjen e re të komisioneve të përhershme parlamentare pas plotësimit të vakancave me deputetë të rinj të opozitës.

Deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi është zgjedhur gjatë seancës së sotme plenare nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Ky votim është miratuar me 92 vota dhe 1 votë abstenim të vetë, Myslim Murrizit.

Pas largimit të deputetëve të PD-së dhe LSI-së dhe për rrjedhojë edhe të nënkryetarit Edi Paloka, janë bërë ndryshime edhe në strukturat drejtuese të parlamentit.

Murrizi do të zëvendësojë kështu Edi Palokën. Ruçi e sqaroi këtë fakt pasi komunikoi emërimin e tij duke thënë se vota e vetë Murrizit është abstenim për të shmangur konfliktin e interesit. Po kështu ndryshime janë bërë dhe në komisionet parlamentare.

Rudina Hajdari, u zgjodh kryetare e Komisionit të integrimit, pasi dhe më parë ky komision drejtohej nga Genc Pollo. Enver Roshi u zgjodh kryetar i komisionit të çështjeve sociale në vend të Albana Vokshit.

Murrizi dhe Hajdari ishin dy deputetët e zgjedhur në 2017 brenda parlamentit që dolën kundër vendimit të Partisë Demokratike dhe grupit për të djegur mandatet parlamentare.