Prishja e pazareve ka sjellë këtë situatë ku në Shqipëri nuk ndihet më askush i sigurt, e sidomos studentët kur në krye kanë Rektorin Mynyr Koni dhe dekanin Dhori Kule.
Ka qënë pikërisht prishja e pazareve, fakti që ka çuar në zbardhjen e shumë ngjarjeve ku protagonist ishin Koni dhe Kule. Akuzat që hidheshin nga të dyja palët kishin kryefjalë vjedhjen që i kishin bërë universitetit dhe e gjithë saga nisi në momentin që Mynyr Koni mori postin e Rektorit të UT.
Megjithatë një detaj ju shpëtoi të dyve kur nisën të akuzonin njëri- tjetrin për vjedhje, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda hapi dosje ku u arkivuan gjithë deklarat që u bënë.
Tashmë prej disa muajsh kanë nisur hetimet për çfarë është thënë dhe dokumentuar më herët, megjithatë ende nuk kemi një rezultat të veprimeve të ndërmarra.
Mirëpo kjo mendohet se nuk do të zgjas më shumë, sidomos tani me ngritjen e një prej institucioneve më të rëndësishëm të drejtësisë në vend, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nga ku do të formohet edhe Prokuroria e Posaçme, e cila ka për të marrë përsipër zbardhjen e dosjeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Duhet thënë se Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (SPAK-BKH) do të mbikëqyert nga Shtetet e Bashkuara, gjë që do të thotë se ka për të qenë shumë e vështitë që këto dy figura të dalin pa “u lagur”.
Si Mynyr Koni ashtu edhe Dhori Kule punojnë në 11 punë dhe në fund të muajit marrin plotë 11 rroga.