Skip to content
Të Gjitha

Murrizi përplaset me Hysenin te Ligjet për Kongresin e Lushnjes

· 2 min lexim

Deputeti Myslim Murrizi është përplasur me kolegun socialist Alket Hyseni, te Komisioni i Ligjeve.

Murrizi ka kërkuar që 21 janari, dat ënë të cilën është mbledhur Kongresi i Lushnjes, të shpallet festë kombëtare.

Kërkesa e tij ka hasur në kundërshtimin e Hysenit, shkruan ‘Dosja.al’.

Socialisti është shprehur se shpallja e 21 janarit festë kombëtare, do të rëndonte buxhetin.

Murrizi ka thënë më tej, se kërkesa i ka ardhur nga 41 anëtarë të Këshillit Bashkiak të Lushnjes.

Debati i plotë

Myslim Murrizi: Dua që 21 janari të shpallet festë kombëtare. Për rëndësinë që ka kjo datë duhet të shpallet festë kombëtare ashtu siç është 28 nëntori apo festat e tjera.

Alket Hyseni: Propozimi për të shpallur 21 janarin si festë zyrtare ka qenë një nismë më e hershme. Kongresi i Lushnjës është një moment me rendësi në histori. Çdo vend ka një numër limit të festave zyrtare. Kemi 14 festa, më shumë se çdo vend i rajonit. Përcaktimi i festës, ditë pushimi për institucionet shoqërohet me efekte financiare. Një dite tjetër feste zyrtare rëndon buxhetin

Myslim Murrizi: Kjo është një kërkesë që më ka ardhur nga 41 anëtarë të këshillit bashkiak të Lushnjës. Ata që kanë shkruar 5 libra e barazojnë një më një me 28 nëntorin. Asnjë festë zyrtare nuk e ka rëndësinë e Kongresit të Lushnjës…

Kongresi i Lushnjes u mblodh më 21 janar të 1920-ës, ku u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë dhe u vendos që kryeqytet të jetë Tirana.