Një nga trajnerët që padyshim ka bërë histori në futboll është Hose Mourinho, i cili që prej shkarkimit nga Manchester United është duke qëndruar në hije, por kjo jo edhe për shumë kohë.
Trajneri duket se ka për t’u kthyer më fuqishëm se kurrë pranë një prej skuadrave më të fuqishme në botë, Bayren Munich. Trajneri portugez, 50-vjeçar do të angazhohet pranë kësaj skuadre, duke zënvendësuar kështu trajnerin aktual Niko Kovaç.
Është vetë skuadra gjermane që dëshiron aktivizimin e Mourinho dhe këtë e pohon “Don Balon”, e cila shkruan se bavarezët janë duke u përgatitur për ndryshime të mëdha në skuadër, duke nisur që nga trajneri e duke përfunduar deri tek lojtarët.
Ndryshimet do të fillojnë me largimet e veteranëve Arjen Robben dhe Franck Ribery, për të vazhduar me Thomas Muller, i cili është larg formës së mëparshme, pa harruar edhe Javi Martinez, Jerome Boateng dhe Mats Hummles.
Transferimi i parë i Jose Mourinhos te Bayern Munich mund të jetë Lucas Hernandez i Atleico Madrid, për të cilin gjermanët do të paguanin deri 80 milionë euro.