Skip to content
Kronikë

Montoi ashensorin ku humbi jetën kamarieri në Sarandë, caktohet masa për Lulzim Allkushin

· 1 min lexim

Para 3 ditësh një ngjarje e rëndë ndodhi në një klub në Sarandë ku humbi jetën kamarieri 17-vjeçar pasi e zuri ashensori.

Ndërkohë që gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka vendosur  masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për montuesin e ashensorit ku humbi jetën 17-vjeçari.

Mbi montuesin e ashensorit,  shtetasin Lulzim Allkushin rëndon veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Pas ngjarjes ra në pranga shtetasin L. A, 43 vjeç, si dhe u shpall në kërkim pronarin i klubit S.I, 37 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shqipërisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.