Skip to content
Politikë

“Moment emocionues”, ja çfarë deklaron presidenti i KiE në Tiranë

· 2 min lexim

Ditën e sotme në Tiranë po zhvillohen punimet e samitit të BE-Ballkan Perëndimor,(BP) që është  i pari që zhvillohet në një vend jo anëtar të BE dhe në rajonin e Ballkanit.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel u shpreh se samiti i sotëm në Tiranë është një shenjë e afërsisë së Europës me rajonin.

Michel u shpreh për gazetarët se është i bindur se e ardhmja do të jetë më e sigurt nëse Ballkani Perëndimor integrohet në BE.

“Një takim i rëndësishëm, takim simbolik. Jam i bindur, e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt me Ballkanin Perëndimor brena BE-së. Sot nënshkruajmë marrëveshjen për tarifat roamning. Është moment i rëndësishëm, është emocionuese që këtu në rajon kemi këtë takim. Më e sigurt dhe më e begatë me BP në Europë”, deklaron presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në Tiranë.

Shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në Samit. Megjithatë kryetema e këtij takimi do të jetë lufta në Ukrainë, dhe pasojat negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor.

-sulmet kibernetike, përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vendeve të BE-së;

pasojat e agresionit rus në Ukrainë;

-intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;

-shtimi i ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja;

– pasojat e agresionit rus në Ukrainë;

-intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;

-shtimi i ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja;