Ditën e sotme pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se një nga aktet e miratuara është dëmshpërblimi për 54 subjekte të cilët i përkasin shtresës së ish të përndjekurve politikë.
Ulsi Manja: U miratua vendimi i Këshillit të Ministrave për dëmshpërblimin e të dënuarve politikë. Përcaktohet masa e dëmshpërblimit për ata që kanë vuajtur dënimet. Subjetet e përfitimit janë jo vetëm ata që e kanë vujatur vetë regjimit, por edhe familjarët. Masa e dëmshpërblimit do të paguhe në këste, në një hapësirë kohore që e parashikon vetë ligji. Është një masë e domosdoshme në aspketin mora dhe një gjë e domosdoshme. Është vendimi i 29 që kemi kaluar përgjatë gjithë qeverisjes tonë. Do të ketë edhe vendime të tjera të kësaj natyre.
Akti i dytë është shërbimi përmbarimor shtetëror gjyqësore që u jep zgjedhje të gjithë problematikave që janë hasur në këtë shërbim. Kjo gjë bëhet domosdoshmëri për dy arsye, sepse funksionon me një ligj të miratuar që në vitin 2001 dhe sot nuk garanton cilësi për qytetar. Qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të zgjedhin vetë, pasi shërbimi përmbarimor shtetëror do të konkurrojë atë privat.
Pyetje: Ndryshimet për të drejtën e informimit, një nga nenet është ajo që flet për kerkesa abuzive duke u dhënë mundësi që të bllokohet informacioni pa një kriter të veçantë, ky ndryshim është konsultuar dhe një nga propozimet e shoqatave është rrëzuar nga Ministria juaj
I kam dëgjuar disa reagime për ndryshimet që ne kemi hedhur për konsultim public. Nuk janë të propozuara nga Ministria e Drejtësisë, MD ka vetëm rolin e formalizimit. Këshilli i Ministrave, deputetët dhe 20 mijë qytetarë ata që propozojnë ndryshme. Më lejoni t’ju them se diskutimi për këto ndryshime ka filluar që në vitin 2018 dhe janë shoqëruar me diskutime me grupet e interest. Pas konsultimit, nisma e komisionerit ka ardhur në Ministrinë e Drejtësisë dhe tani jemi të hapur për çdo sugjerim që mund të vijë nga Shoqëria Civile. Është marrë edhe mbështetja e OSBE-së. qëllimi është shumë i qartë, qytetarët janë dhe do të jenë pjesë e vendimmarrjeve tona në raport me qytetarët.
Pak ditë më parë, Rama tha se do të penalizojë të gjithë qytetarët që do të lënë të papunuara tokat e tyre.
Në momentin që do ta kemi të konsoliduar këtë gjë, do ta bëjmë me dije dhe për ju gazetarët, por edhe qytetarët.