Skip to content
Kryesore

“Metamorfoza”/ SPAK kalon për gjykim 7 të pandehur

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  për të kaluar në gjykim dosjen e njohur si “Metamorfoza,” e cila përfshin 7 të pandehur.

Mes tyre janë biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, dhe ish-drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.

Gjatë shqyrtimit paraprak, këta tre të pandehur kanë kërkuar të përfitojnë nga procedura e gjykimit të shkurtuar, që mund të çojë në uljen e dënimit nëse shpallen fajtorë.

Vendimi për këtë kërkesë do të merret në seancën e parë të gjykimit të plotë, ku gjykata do të shqyrtojë provat dhe argumentet për akuzat që rëndojnë mbi të pandehurit.