Skip to content
Të Gjitha

Meta i përgjigjet akuzave të Ramës: Nuk dëshiroja të shprehesha për një zonjë të nderuar si gruaja e Bilalit

· 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama lëshoi akuza të ashpra ndaj presidentit Ilir Meta, gjatë seancës së sotme parlamentare.

Kryeministri e cilësoi Metën si mbrojtës të kriminelëve, të cilët tashmë janë subjekt i OFL.

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Metës, i cili ndodhej në një konferencë të përbashkët me homologun bullgar.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, kreu i shtetit tha se nuk dëshiron të merret me një zonjë të nderuar si gruaja e Bilalit.

“Nuk do dëshiroja të shprehesha për cështje të brendshme, aq më tepër të merresha me një zonjë të nderuar si gruaja e Bilalit, që e njohin gjithë shqiptarët. Ajo që është e rëndësishme është se Presidenti i Bullgarisë është këtu, na mbështet për negociatat. Kushtet ndaj vendit tonë kanë ardhur duke u shtuar, dhe që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit dhe me luftën kundër fenomeneve të tilla, për të cilat raportet botërore tregojnë kush e ka përgjegjësinë. Shpresojmë të ecim megjithatë drejt një mundësie pozitive”, u shpreh Meta.

Meta e quan Ramën, “gruaja e Bilalit”, për shkak të historisë së ftesës çift që presidenti amerikan Obama, i bëri biznesmenit shqiptaro-amerikan.

Në media u përfol se në vend të gruas së Bilalit shkoi në takim kryeministri Edi Rama.