Skip to content
Të Gjitha

Meta e kthen ligjin “Tatimin mbi të ardhurat” / Komisioni i Ekonomisë: Do e miratojmë me urgjencë

· 1 min lexim

Presidenti Meka kthen ligjin “Tatimin mbi të ardhurat”, mirëpo ky vendim ka kaluar nga Komisioni i  Ekonomisë dhe është  rrëzuar ditën e sotme.

Sipas Ballkanvveb, në mbedhje kanë qevë të pranishëm vetëm deputetët socialist, ndërsa mungonin ata të opozitës edhe pse ishin lajmëruar për zhvillimin e kësaj mbledhjeje.

Në konkulzion, deputetët e pranishëm arritën në përfundimin se dekreti do të kalojë në votim seancën e nesërme plenare dhe sipas kryetarit të Komisionit, Erion Braçe, kjo urgjencë lidhet me interesin publik dhe nesër është seanca e fundit për këtë sesion.

Argumente kushtetues nuk gjej tek dekreti presidentit. E konsideroj një akt politike, ashtu si dekreti për buxhetin. Kjo pasi mund të zgjidheshin përmes konsultave”, -tha Braçe.

Ndërkohë, ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se: “Nuk cenohet barazia fiskale. Nuk jemi në kushtet e pabarazisë fiskale Kjo është maxhoranca që ka pasur në themel parimin ‘kush fiton me pak, paguan me pak’. I kërkoj komisionit te rrezoje dekretin e presidentit te Republikës”. Po ashtu deputeti i PS-së Ervin Bushati tha se argumentet e presidentit Meta për pabarazi para ligjit nuk qëndrojnë.